Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

7 Dhjetor 22:14

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik. Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar.

 

 

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.

 

 

Disa zyrtarët të lartë talibanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani, dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare.

 

 

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me ekzekutimin në publik, tha zëdhënësja e tij, Stephanie Tremblay. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. OKB-ja është kundër dënimit me vdekje”, tha ajo dhe shtoi se OKB-ja bën thirrje për rikthimin e moratoriumit për dënimet me vdekje në Afganistan. Talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, në kohën kur trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga shteti, pas dy dekadash.

 

 

Grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave sa i përket punës dhe arsimimit. Shumica e shteteve të botës nuk e njohin Qeverinë e udhëhequr nga talibanët për shkak të shqetësimeve se militantët nuk do t’iu përmbahen premtimeve për të respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë, më 17 mars Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të krijuar lidhje zyrtare me Afganistanin. Dënimet me vdekje janë zbatuar gjatë regjimit të mëhershëm taliban nga viti 1996-2001, periudhë kur ekzekutimet dhe ndëshkimet kryheshin para turmave të mëdha. REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Ekzekutime Publik Talebanet

Nga e njëjta kategori

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri i viktimave

më shumë...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të plagosur! Mbi 1200 të evakuuar

më shumë...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte katastrofike, strehohen në tenda (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

3:18

Trafik i rënduar në Elbasan, shoferët nuk...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.