Në një kohë që shumë afganë po kërkojnë të largohen nga vendi, një zëdhënës i zyrës politike të talebanëve shpalli fundin e luftës në Afganistan dhe bëri thirrje për marrëdhënie paqësore me bashkësinë ndërkombëtare.

 

MOHAMMAD NAEEM

ZEDHENES I TALEBANEVE

 

“Sot është një ditë e madhe për popullin afgan dhe muxhahedinët. Ky është shpërblimi i përpjekjeve dhe sakrificave të tyre për 20 vjet. Falë Zotit, lufta në vend ka marrë fund. Forma e qeverisë së re në Afganistan do të bëhet e qartë së shpejti. Ne kemi arritur atë që po kërkonim, e cila është liria e vendit tonë dhe pavarësia e njerëzve tanë.

 

Kryengritësit Talebanë morën Kabulin të dielën pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

 

Rimarrja e pushtetit në një kohë rekord, i la në bëfasi ndërkomëbtarët, të cilët nxituan për të evakuuar diplomatët e tyre me helikopterë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *