Kryengritësit talibanë në Afganistan kanë hequr ndalesën ndaj aktiviteteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në zonat që ata kontrollojnë, ka thënë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid përmes një deklarate.

Në muajin prill, talibanët u kanë vënë ndalesë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke i konsideruar veprimet e tyre “të dyshimta” gjatë fushatave të vaksinimit.

Ky veprim pati rrezikuar me thellim të një prej krizave më të rënda humanitare në botë.

Për vite me radhë, OBSH-ja ka kryer fushata në Afganistan, i cili është vetëm një prej tri vendeve në botë, ku virusi polio është në shkallë të endemisë.

“Pasi kontakteve tona konstante dhe takimeve me përfaqësuesit tanë, OBSH-ja ka siguruar leje për aktivitetet e saj”, ka thënë Mujahid.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka komentuar ende këtë vendim, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Më herët gjatë këtij muaji, talibanët kanë tërhequr edhe ndalesën e vënë ndaj Kryqit të Kuq, i cili ka oftuar mbështetje mjekësore për më shumë se 30 vjet.

Grupet që ofrojnë ndihmë në Afganistan theksojnë se ata nuk marrin anë.

Talibanët aktualisht kontrollojnë më shumë se gjysmën e 410 distrikteve të Afganistanit./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *