E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Talenti i Real Madrid mbërrin në Milano

Milan ka siguruar shërbimet e një tjetër lojtari të talentuar.

Paraditen e kësaj të mërkurë zbriti në aeroportin e Malpensas në Milano, talenti Brahim Diaz.

Futbollisti 20 vjecar vjen nga Real Madrid me formulën e huazimit të thjeshtë ndonëse Milan kërkoi me ngulm që të kishte të drejtën e blerjes për 18-20 milionë euro.

Gjithsesi bëhet e ditur se formula do të ridiskutohet edhe në vazhdim të sezonit mes drejtuesve të dy skuadrave.

Reklamë

Maldini po tenton një tjetër goditje alla “Hernandez” i cili u mor nga real Madrid për 20 milionë euro dhe bëri një super kampionat.

Diaz që ka qënë disa vite pjesë e Manchester City para se të transferohej tek Reali, mund të mbulojë disa rolë në fazën offensive, fantasist, në anë të sulmit dhe si sulmues I fshehur.

Tani drejtori Paolo Maldini mesa duket është përqëndruar sërish tek një tjetër objektiv madrilen, sulmuesi Luka Jovic i cili shihet si alternativa më e mirë për të zëvëndësuar Zlatan Ibrahimovic.

Më herët Milan kishte siguruar kartonin edhe të talentit italian Tonali nga Brescia për 35 mln euro përfshirë edhe bonuset.

Vazhdo të lexosh

Reklamë