Subscribe

Deputetja Erisa Xhixho ka zgjedhur të hyjë në politikë që në moshën 16-vjeçare, por pak dinë për jetën e saj përtej profesionit. Në një intervistë për “Living Room”, në Vizion Plus, politikanja rrëfen mënyrën që ka zgjedhur për të gjetur balancën mes karrierës dhe familjes. Ajo tregon raportin me dy fëmijët e saj, krah angazhimeve të shumta në politikë.

 

Deputetja ka ndarë me shikuesit edhe pasionet e hershme, ndërsa zbulon se aktrimi është një tjetër gjë që di të bëjë shumë mirë. Ajo pohon se duke marrë parasysh talentin që kishte edhe në këtë fushë ka menduar që të konkurrojë për Akademinë e Arteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *