Ndërsa talebanët po përfundonin listën e tyre të të emëruarve në qeveri, luftëtarët e tyre po qëllonin për të shpërndarë qindra demonstrues në Kabul.

 

Turma ishte mbledhur për të kundërshtuar sundimin taleban dhe mbështetjen që shumë dyshojnë se merret nga Pakistani, si dhe për të kërkuar të drejtat e grave.

 

Kur u pyet nga gazetarët, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se të gjitha protestat kanë nevojë për lejen e Ministrisë së Drejtësisë dhe policisë dhe asnjë tubim nuk mund të organizohet derisa të krijohet qeveria e re.

 

“Ne duhet të pranojmë që në ditët e sotme vendi ka dalë nga kriza. Kjo nuk është koha për protesta. Ka rregulla për protestën. Ne e dimë që pas tubimeve ka disa njerëz që duan të nxisin paqëndrueshmërinë në vend, të sjellin kaos”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *