Talebanët po u bëjnë thirrje afganëve të qëndrojnë dhe të rindërtojnë vendin e tyre. Por në rast të kundërt, ata nuk kanë ndërmend të bëhen pengesë për largimin e tyre, nëse kanë dokumentacionin e duhur.

 

nuk do të pengojnë rrugën e atyre që duan të largohen, nëse kanë dokumentacionin e duhur, tha një zëdhënës për BBC.

 

Suhail Shaheen tha se njerëzit ende mund të largohen me fluturime komerciale pas afatit që trupat e huaja të largohen deri më 31 gusht.

 

“Ne nuk po u vendosim pengesa në rrugën e tyre nëse ata kanë një pasaportë. Ata mund të udhëtojnë në çdo kohë. Ne duam që ata të qëndrojnë në vend, por nëse kanë ndërmend të largohen, ata mund ta bëjnë këtë, nëse ata kanë dokumentet e duhura”, tha Suhail Shaheen, një zëdhënës i talebanëve.

Ai theksoi se për forcat e huaja do të ketë pasoja nëse do të qëndrojnë në Afganistan përtej 31 gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *