Ish-ambasadori i talebanëve në Pakistan tha për “BBC” se grupi militant nuk ka në plan të përsërisë sundimin e ashpër.

 

Mulla Abdul Salam Zaeef, i përfshirë në bisedimet e paqes, deklaroi se afganëve u pëlqen jeta e re dhe se janë të lumtur.

 

“Jeta e njerëzve tani është normale. Edukimi i grave ka filluar dhe gratë mund të shkojnë në punë. Disa afganë kanë përdorur shqetësimet e fundit në aeroportin e Kabulit si një justifikim për të lënë vendin pa dokumentacionin e duhur. Ky është një komplot i madh kundër talebanëve, duke u dhënë njerëzve këtë lloj ideje se talebanët, ata janë të tmerrshëm dhe janë kundër njerëzve, ata janë kundër arsimit. Kur flas me njerëzit në Kabul, ata janë të lumtur. Talebanët nuk po marrin hak ndaj njerëzve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *