Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ka vizituar Kievin, ku i është bashkuar punimeve të Kongresit të Këshillave Lokalë dhe Rajonalë nën kryesimin e Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

 

Në fokus të bisedimeve ishte plani i rindërtimit të Ukrainës pas luftës si dhe sigurimi i strehimit për refugjatët. Presidenti Zelenski deklaroi se shkatërrimet e luftës deri më tani vlerësohen paraprakisht në nivelin e 600 miliardë dollarëve humbje.

 

Në ditën e 63-të të luftës, të ftuarit në kongres vizituan edhe disa qytete të bombarduara, në afërsi të kryeqytetit Kiev. Kryeparlamentari Xhaferri e përshkuan situatën shumë të largët nga ajo që mund të shihet në foto.

 

TALAT XHAFERRI

KRYETAR I PARLAMENTIT, SHKUP

 

“Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhe të tilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më parë, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu. Ky është gjenocid dhe asgjë tjetër.”

 

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është i pari lider rajonal që ka mundur të vizitojë nga afër qytetet e shkatërruara nga lufta ruse në Ukrainë. Të gjitha vendet e rajonit, duke përjashtuar Serbinë, janë rreshtuar në krah të perëndimit për ta dënuar pushtimin rus, duke vendosur edhe sanksione diplomatike dhe ekonomike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *