E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Talat Xhaferri takon Bashën e Mesin

Kryetari demokrat Lulzim Basha është takuar me kreun e parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri. Lideri i opozitës tha se përmbushja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit me avancimin e të drejtave të shqiptarëve e gjuhës shqipe, është rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe më gjerë. Kryetari i opozitës, u shpreh se rreziku që kanos ëndrrën europiane për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, është korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë. Xhaferri është pritur edhe nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi gjate takimit me te cilën tha se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, do të shërbejnë si mekanizëm i qëndrueshëm për forcimin e marrëdhënieve.

 

Më shumë video

Reklamë