Subscribe

Partia Socialiste ka bërë pjesë të programit të saj, per mandatin e ardhshëm, uljen e taksës progresive nga 23 % në 18%, për pagat e larta. Kjo nisëm, në rast se do të gjejë zbatim, prek ata punonjës me pagat 130 mijë lekë e sipër, çka do të thotë se pritet t’i jepet më shumë lehtësim kapitalit njerëzor, një debat ky që nisi që me vendosjen e taksës progresive në 2014.

 

Nëse do t’i referohemi të dhënave nga Ministria e Financave, ka një rritje me 33% të të punësuarve me këtë nivel page në vitet e fundit. Ministria e Financave e argumenton këtë fakt me formalizimin e ekonomisë, ndërsa ekspertë e vlerësojnë si masë, pasi ky nivel taksimi konsiderohej i lartë.

 

Rrumbullaku vijon më tej duke sqaruar se rishikimi këtij nivel taksimi, vlerësohet më shumë edhe si një korrigjim, pasi ai krijon edhe një lloj balancimi mes taksimit të profesioneve të lira dhe të punësuarve. Aktualisht, pagat nga zero deri në 30 mijë lekë, nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat. Mbi 30 mijë lekë deri në 130 mijë, taksohen 13 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *