Subscribe

Taksimi i profesioneve të lira do të sjellë kosto të shtuara për qytetarët. Nga janari, ata do të paguajnë çmime më të larta për shërbimet tek avokatët, noterët, mjekët dhe dentistët.

Por përveç kësaj, Banka e Shqipërisë deklaroi se do të rishoh politikat e saj monetare, teksa shqetësim kryesor vijon të mbetet inflacioni, që konsiderohet i lartë.

Lexo edhe :

Related Posts

Lidhur me këto çështje ka folur ekspertja e ekonomisë Meri Lika. Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, Lika tha se taksimi i profesioneve të lira është i gabuar dhe se të gjitha kostot do të bihen mbi kurrizin e qytetarëve.

Ajo më tej shtoi se lëvizjet ekonomike deri më tani kanë qenë të gabuara. Rënia e pashpjeguar e euros sipas saj, do të sjellë edhe falimentin e sektorit të fasonerisë, të cilët janë kategoria që ka marrë më shumë kredi.

 Intervista e plotë: 

-Si pritet te ndryshoje tregu i sherbimeve dhe çmimeve tek noteret avokatet apo ne klinikat private mjekesore pas taksimit te profesioneve te lira?

Është e kuptueshme që vlera 15% që do shtohet do të rriten në kurriz të klientëve sepse është e pamundur të vazhdojmë të mbajmë të njëjtat çmime. Ne kemi mbajtur të njëjtat çmime pas rritjes së karburantit.  Normale kostot tona nuk mund të qëndrojnë të njëjtat.

-A ishte një vendim i drejtë ky taksim?

Ishte i gabuar që kur na hoqën nga skema dhe është akoma më i gabuar që na quan si të punësuar. Ky ligj i ri nuk na quan më si pundhënës, por si të punësuar. Të jesh person fizik nuk do të thotë që je i punësuar. Kostot e mia nuk mund të jenë njësoj si të punësuar.

-Si mund ta kuptojmë deklaraten e guvernatorit Sejko se beteja me inflacionin nuk ka mbaruar?

Lëvizjet ekonomike që ka pasur Shqipëria nuk kanë qenë normale. Zhvlerësimi i euros nuk shpjegohet ekonomikisht. Shumë kreditorë janë fasonët dhe janë goditur nga rënia e euros dhe janë në prag falimenti. Inflancioni vazhdon të jetë i lartë dhe në 2024 do jetë në rritje. Dëmtimi i ekonomisë është i lartë. Në mometin që ekonomia nuk zhvillohet me ligje dhe rregulla, sforcimet që i jepen nga jashtë nuk e ndihmojnë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *