E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Taksë prone pa kadastër fiskale

 

1 prilli do jetë dita kur do të hyjnë në fuqi dy detyrime shtesë për qytetarët dhe bizneset e vogla.

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar se edhe pse nuk është gati kadastra fiskale e pronës, çdo qytetar që do të ketë mundësi të ankohet në rast abuzimi.

Reklamë

 

Por për opozitën, aplikimi i taksë së pronës pa përfunduar e plotë infrastruktura do të shoqërohet me kaos dhe shkelje

 

Sa i përket hyrjes në skemën e TVSH te rreth 10 mijë bizneseve, Ministri Ahmetaj mohoi që aplikimi i saj do të ketë kosto shtesë si për tregtarët ashtu edhe për konsumatorët, fakt ky i cili krijoi debat me opozitën në komision.

 

Pavarësisht deklarimeve zyrtare, tregtarët dhe ekspertët kanë thënë se me hyrjen në skemën e TVSH-së bizneset do te vihen në vështirësi financiare. Ndërsa taksa e pronës në rastin më të mirë sjell dyfishim të vlerës për të gjithë qytetarët dhe subjektet tregtare.

Më shumë video

Reklamë