E enjte, 5 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Ekonomi

Taksë e re për karburantet  

 

Çmimi i karburantit ne vend pritet te pësoje nje tjetër shtrenjtim, si pasoje e një takse te re qe qeveria ka miratuar  ndaj kompanive te hidrokarbureve. Këshilli i Ministrave ka vendosur qe tarifat e rilicencimit për çdo stacion te shitjes se karburanteve te jete 3 milion leke ne Tirane dhe 1 milion leke per stacionet qe operojnë ne rrethe.

 

Tregtaret thonë se ky nivel tarifash do te përkthehet ne rritje te çmimit te karburantit ne 6 leke per litër. Me herët ne vitin 2015, qeveria miratoi per here te pare këto tarifa, por me te larta se niveli aktual. Shoqata e hidrokarbureve e ankimoi ne Gjykatën Kushtetuese këtë fakt, ku ju dha te drejte biznesit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë