Subscribe

Negociata disa ditore mes bizneseve dhe bashkisë për rishikim te disa taksave vendore ka dështuar, per rrjedhore Shoqata e Tregtareve ka dërguar ne Gjykatën Administrative padinë, ku kërkon pezullimin e vendimit te Këshillit Bashkiak. Sipas përfaqësuesit te bizneseve Nikollaq Neranxi, tre prej taksave vendore janë miratuar nga qeveria qendrore dhe do te hynin ne fuqi ne 22 janar. Por vendimi i Këshillit Bashkiak, ka bere qe ato te hyjnë qe ne datën 1 janar. Për komunitetin e biznesit, Gjykata Administrative do te pranoje kërkesen e tyre, njësoj siç beri Kushtetuesja per ligjin e gjobave. Janë nje sere taksash dhe tarifash vendore qe baskia rriti ndaj biznesit. Këta te fundit u njohën me rritjen, vetëm kur ju erdhi fatura tatimore për te paguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *