Subscribe

Viti 2016-të shton për qytetarët shqiptarë 8 taksa të reja. Në fund të dhjetorit, parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh për kategori të ndryshme, por ajo që përfshin më shumë njerëz është heqja e tatim – fitimit për biznesin e vogël. Janë afro 83 mijë biznese familjare që kryejnë xhiro vjetore në kufirin e 5 milion lekëve që do të përfitojnë nga ky lehtësim, por po ashtu kjo taksë do të ulet në 5% edhe për bizneset që kanë qarkullim të parave deri në 8 milion. Lajmi i hidhur këtë vit është për të gjitha ata të cilët kanë një makinë me vlerë mbi 50 mijë euro. Edhe nëse do të vendosin të blejnë në 2016-ën një makinë luksi, duhet t’i paguajnë shtetit 70 mijë lekë taksë, ndërsa kush e ka një automjet të tillë duhet të paguajë 21 mijë lekë si taksë vjetore. Ende surprizë mbetet sasia e parave që profesionet e lira do të duhet të derdhin në shtet. Mazhoranca vendosi që këto kategori të paguajnë sipas llojit të profesionit, vendit ku punojnë dhe vjetërsisë në punë, kontributet shoqërore, ku si referencë bazë do të merret paga 90 mijë lekë. Edhe pse pati kundërshtime, vlerën e saktë pritet ta nxjerrin aktet e qeverisë. Të ndarë në tre zona, pronarët e truallit do të paguajnë taksë mbi pronësinë për herë të parë në këto 25 vite. Vlera për metër katror është simbolike dhe varion nga 0.56 lekë / metër katror për zona si Tirana, deri në 0.14 lekë për bashkitë e vogla. Edhe turistët do të detyrohen të paguajnë deri në 1 euro, për fjetje në hotel, dhe po ashtu ndërtuesit në Tiranë derdhin më shumë para për taksën e ndikimit të infrastrukturë, e cila tashmë është 8% e vlerës së investimit. Ndërsa bizneset do të tariforen me 45 mijë lek për m2 në vit për tabelën. Kompanitë e siguracionit do të paguajnë 3% të xhiros kontribut në shtet, gjë për të cilën kanë paralajmëruar se do të reflektohet te çmimi i siguracioneve që presin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *