Konfindustria ka bere kërkese zyrtare ne Ministrinë e Financave qe ne vitin 2017, qeveria te ule taksat ne nivelin e njëjte me vendet e rajonit, ne mënyre qe ekonomia te ketë akses ne investimet e huaja.
Përmes nje njoftimi per mediat, konfederata e industrive shprehet se rritja ekonomike po ngadalësohet, ne nje kohe qe vendi ndodhet ne prag deflacioni dhe kreditimi eshte ne nivelet me te ulëta historike.
Per këtë arsye, biznesi mendon se vendimi i qeverise per te mos rritur me taksat, nuk mjafton, por duhen elemente te tjerë stimulues. Ne fund Konfindustria thote se nje pjese te mire te pergjegjesise per politikat fiskale te dështuara e ka Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *