E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Taksa ruse, Panariti: Qeveria të mbrojë konsumatorin

Ish-ministri i Bujqësisë, sot shef kabineti në zyrën e Presidentit, Edmond Panariti i kërkon qeverisë që të marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga rritja e mundshme e çmimeve të drithërave.

“Diplomacia ekonomike këtë ka për qëllim: të amortizojë situata të tilla, jo të bëjë show, ndaj ne në këto kushte, duhen gjetur rrugë të reja importi, por jo vetëm. Si një masë e parë janë taksat dhe tatimet që aplikohen në këtë produkt bazë, të cilat mund të diferencohen për të amortizuar situatën, ndërsa për në afatgjatë – ministria e linjës duhet të ketë strategji të qartë si të nxisë më shumë prodhimin vendas, i cili në çdo rast nuk mund të shmangë importet”, shpjegoi Panariti.

Më shumë video

Reklamë