Subscribe

Nënsekretari  amerikan për Çështje Politike David Hale ka vizituar Kosovën ku mëngjesin e të shtunës është takuar  me liderët e vendit.

 

Nënsekretari  amerikan për Çështje Politike David Hale ka vizituar Kosovën ku mëngjesin e të shtunës është takuar  me liderët e vendit.

 

Takimi i Hale me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli  nisi në orën 8:30 dhe është mbajtur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

 

Mediat shkruajne se diplomati amerikan në këtë takim ka kërkuar nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Pas këtij takimi  të zhvilluar në Rezidencën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, liderët janë mbledhur në njërin prej restoranteve të kryeqytetit.

 

Një ditë më parë, diplomati amerikan David Hale zhvilloi një vizitë në Bograd, ku  gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç kërkoi vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

 

Me gjithë presionin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës, kryeministri Ramush haradinaj ka qenë I vendosur për tre muaj me radhë duke thënë se taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet Sovran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *