Subscribe

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi gjatë një konference me gazetarët se nga taksa progresive do të përfitojë shtresa e mesme.

Duke iu referuar një nga pikave kyesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike, taksa e sheshtë 9 për qind, kryeministri Edi Rama se nga vendosja e kësaj takse, vendi do të humbiste 530 milionë euro, të cilat sipas tij, do të futeshin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj, raporton Vizion Plus.

“Jemi duke vizituar një rishpërndarje në strukturën e progresivitetin për të ardhurat  personale. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj fushate me taksën. Thjesht do të përsërisim atë që kemi thënë që në fillim: Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, kush fiton më pak do të paguajë më pak. Ne nuk do t’i lëmë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo të ‘oligarkëve’ siç i quajnë këta. 530 milionë dollarë që investohen në shkolla, pensione, investime të kthehen mbrapsht në xhepat e bizneseve të mëdha. Biznesi i vogël i ka taksat zero dhe zero TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *