E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

“Taksa e sheshtë 9%”/ Basha: Do të fuqizojmë ata që punojnë

Kryetari i PD, Lulzim Basha premtoi se me ardhjen në pushtet, taksa e sheshtë do të jetë 9%. Ai deklaroi se vetëm kështu mund të fuqizohet shtresa e mesme e popullsisë. Basha tha në “Facebook” se kjo shtresë duhet të paguajë sa më pak taksa.

 

“Taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës ne do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë. Ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të fuqizojmë të gjithë ata që punojnë. Puna dhe mundi juaj nuk duhet të mbitaksohen. Përkundrazi, sa më shumë para në xhepat tuaja, aq më mirë për ekonominë tonë.”

 

Lideri i demokratëve nuk la pa akuzuar qeverinë Rama se ka rritur dhe shpërdoruar taksat e qytetarëve. Por Lulzim Basha premtoi se gjërat do të ndryshojnë.

 

“Këto 7 vite, qeveria Rama ka rritur taksat më shumë se çdo qeveri tjetër më parë, duke i keqmenaxhuar dhe shpërdoruar ato si asnjëherë më parë. Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje, shqiptarët duan mbështetje dhe lehtësi fiskale nga shteti, dhe jo një qeveri arrogante, që ju nxjerr vetëm pengesa. Ne do e rishikojmë të gjithë paketën e taksave aktuale për t’ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj. Unë e di që do na duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe ne do t’i marrim ato së bashku.”

 

Qëllimi i opozitës, sipas Bashës, është të krijohet një shtresë e mesme solide në zemër të shoqërisë dhe që institucionet t’u shërbejnë qytetarëve e jo partive.

 

 

Vazhdo të lexosh