Subscribe

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi vendimin e qeverisë për rritjen e taksës së pronës. Në një dalje për mediat, Boçi shprehet se ky vendim ka sjellë një rritje ekstreme të pronave, ndërsa shton se të prekur janë edhe bizneset.

 

“Nëse po mendoni të blini një apartament në Tiranë, në varësi të zonës do tu duhet të paguani nga 5 deri në 76 përqind më shumë.

Nëse aktualisht keni një apartament apo biznes në Tiranë po kaq do të rritet edhe taksa e përvitshme që do paguani.
Kjo ndodh sepse janë rritur çmimet e referencës me vendim qeverie, botuar tashmë në fletoren zyrtare për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Ajo që bie në sy në këtë rritje ekstreme është fakti se zonat që dikur njiheshin si të lira, si Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht etj do t’i kushtojnë qytetarit 76% më shumë ose 450 euro për metër katror.

Bizneset do preken edhe më shumë, deri në 91 përqind, sepse formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Kësaj nuk do i shpëtojnë as parkimet e mbyllura dhe bodrumet do që të rriten nga 2 deri në 78% për 32 zonat kadastrale të Tiranës”, tha ai.

 

 

Sipas nënkryetarit të PD, ky ligj dëmton familjet shqiptare dhe bizneset.

 

“Partia Demokratike është kundër këtij taksimi që shton barrën fiskale të familjeve dhe bizneseve. Këto taksa janë një ekzekutim i mundësisë për kursim të familjeve shqiptare, shkollim të fëmijëve dhe një tjetër shtysë drejt falimentit për mijëra biznese të vogla”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *