E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Taksa e pronës në faturën e ujit

Taksa e pronës do te vijoje te paguhet 100 leke te rinj ne faturën e ujit, deri sa te përfundoje hartimi i kadastrës fiskale. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj sqaroi qytetaret se rritja do te filloje kur infrastruktura te jete gati.

 

Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak Erion Veliaj foli edhe per taksat e rritura ndaj ndërtuesve.

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është zhvilluar serish pa praninë e opozitës. Qe ne fillim te saj anëtaret e grupit demokrat kundërshtuan disa pika te shtuara ne rendin e ditës qe sipas tyre nuk ishin diskutuar me pare ne komisione.

 

Largimi i tyre ka sjelle edhe reagimin e kryebashkiakut, i cili tha se deri tani opozita nuk ka bere asgje per Tiranën. Kreu i bashkisë vleresoi gatishmërinë e te huajve, se fundmi edhe te çiftit shqiptaro turk Almeda Abazi-Tolgan Sacmasha te cilët jane te ftuar te spektaklit “Dancing with the stars” dhe i janë bashkuar nismën se gjelbërimit te Tiranës.

 

Ne 12 pikat e rendit te ditës, mazhoranca votoi rritjen e pagës se edukatoreve te çerdheve, vendosjen e disa instalacioneve ne lulishtet e Tiranës, marrëveshjen e bashkisë me klubin e futbollit Tirana per situatën financiare. Ndërsa diten e enjte do te hyjnë ne pune 45 mije biçikletat mobike me GPS.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video