E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Taksa e banesës nis së shpejti, ja si bëhet përllogaritja e pagesës

Së shpejti do të nisë zbatimi i taksës së re të banesës, ku qytetarëve u duhet të vetëdeklarojnë të dhënat pranë pikave të ujësjellësit.

Banorët e kryeqytetit nuk do të paguajnë si me parë taksën prej 100 lekësh të reja por ne varësi te sipërfaqes se pronës.

Ndërsa kategoritë që përfitojnë dhe nuk do te paguajnë janë: banesat e familjeve me ndihmë sociale, banesat me kryefamiljarë pensionistë, banesat për shërbimet sociale dhe objektet e kultit.

Por si do të përllogaritet taksa e re ? Sipërfaqja e banesës shumëzuar me vlerën për m2 shumëzuar me 0.05%.

Reklamë

Vlera e saj përfundimtare do të pjesëtohet me 12 muaj të vitit, e cila do të paguhet ne faturën e ujësjellësit.

Shumë qytetarë u janë drejtuar pikave të UKT për të plotësuar dokumentacionin e duhur..

Por ka edhe nga ata qe nuk janë te informuar.

Më shumë video

Reklamë