E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Taksa 100% ndaj Serbisë, jep dorëheqjen kryetari i Mitrovicës Veriore

Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç, dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

 

Reklamë

Radio Evropa e Lirë raporton se njoftimi për dorëheqjen u bë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

 

Rakiç tha se jep dorëheqje për shkak të “shtypjes së vazhdueshme institucionale”, përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

 

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor./Radio Evropa e Lirë

Vazhdo të lexosh

Reklamë