Subscribe

“Takohemi për një libër” është nisma e Ministrisë së Kulturës për këtë vit, por nisma e Irena Toçit sjell edhe më shumë se kaq. Ky takim i të rinjve mes poezive dhe natyrës sjell lexime të atyre që ende nuk janë botuar, lexime nga të rinj emrat e të cilëve do të jetë me shumë gjasë, ato që do të sjellin të tjera zhvillime në letrat shqipe. Festivali letrar për të rinj tanimë është kthyer në traditë. Nis në maj për të përzgjedhur më të mirët deri në nëntor e për të botuar deri në fund të vitit një antologji me punimet më të mira. Aktiviteti nuk përcolli vetëm punime të rinjve që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, por edhe lexime frangentesh nga vepra e Teodor Laços si një kujtesë për autori që u nda nga jeta në fundjavë. Surpriza e aktivitetit ishte ndërprerja e energjisë elektrike, që gjithsesi nuk e ndërpreu vrullin e të rinjve për të lexuar e shijuar artin e Laços.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *