E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Takimi Trump-Macron, diskutohet lufta ndaj terrorizmit e klima

Presidenti francez Emanuel Macron ka pritur homologun e tij te Shteteve te Bashkuara. Presidenti Doanld Trump e zonja e parë Melani Trump u përshëndetën nga zoti Macron dhe bashkëshortja e tij fillimisht në vendvarrimin e Napoleon Bonapartit.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të marrë pjesë në festimet e Ditës së Bastijës.

 

Reklamë

Bisedimet mes dy udhëheqësve jane përqendruar në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, krizës në Siri dhe luftës kundër terrorizmit. Por jashtë vëmendjes nuk mbetet as klima. Trump u tërhoq nga marrëveshja e klimës e Parisit vendim te cilin e reflektoi edhe ne samitin e Hamburgut.

 

Disa media e kane konsideruar ftesën per Trump si nje strategji te Macron qe synon ta ringjalle Francën si një fuqi të madhe botërore.

 

Kreu i ri i Elizese dëshiron të bëjë të qartë se përkundër dallimeve të mprehta mbi klimën, aleanca midis Francës dhe SHBA është jetike për të mirën e rendit ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë