Subscribe

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, me rolin e negociatorit mes PS dhe PD, me qellim gjetjen e nje kompromisi politik per reformën ne drejtësi, ka nisur mëngjesin e se hënës një takim me kreun e qeverise Edi Rama. Rreth orës 9.15 min Meta i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe shefi i kabinetit Sokol Dervishaj, mbërriti ne selinë e Këshillit te Ministrave. Gjate takimit, ku Rama shoqërohej nga kreu i komisionit parlamentar për reformën ne drejtësi Fatmir Xhafaj dhe dy ministrat Tahiri dhe Bushati, është biseduar mbi mundësinë e gjetjes se nje formule, e cila do te plotësonte kërkesat e te gjitha palëve. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ne takim Meta ka mbrojtur idenë e nje reformë në drejtësi të miratuar me konsensus me opozitën. Të dielën, kryeparlamentari pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha, dha garanci per një proces parlamentar transparent dhe legjitim. Takimit mes kreut te qeverise dhe kryetarit te Kuvendit, zgjati për rreth 1 ore e gjysme. Pas këtij takimi, ne zyrën e Edi Rames mbërritën njeri pas tjetrit ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin. Faktori ndërkombëtar eshte investuat shume me qellim miratimin e reformës ne drejtësi brenda këtij sesioni parlamentar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *