E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Takimi për emigrantët, pa marrëveshje konkrete

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk arritën të gjejnë një marrëveshje konkrete për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve në kontinent. Pas takimit në Bruksel, kancelaria Merkel theksoi se do të vazhdojë të punojë deri në zgjidhjen e krizës.

 

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi. Ne duam një zgjidhje evropiane. Kur kjo nuk është e mundur ne duam të bashkojmë ata që janë të gatshëm dhe të gjejnë një kornizë të përbashkët për veprim.”

 

Reklamë

Pavarësisht se nuk u arrit një marrëveshje konkrete, liderët europianë ranë dakord për forcimin e kufijve të jashtëm të unionit. Italia këmbënguli që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian të pranojnë pjesën e tyre të barrës, ose të marrin më pak para nga unioni. Merkel theksoi nevojën për solidaritet, duke thënë se vendet  ku emigrantët shkelin për herë të parë, nuk mund të përballen të vetme pa mbështetjen anëtareve te Bashkimit Europian. Por ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer ka kërcënuar me zbatim të kontrollit të njëanshëm në kufijtë e Gjermanisë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve të BE-së në samitin e ardhëm më 28-29 qershor.

 

Megjithatë gjatë takimit, liderët e 16 vendeve anëtare diskutuan edhe për ngritjen e kampeve të mbyllura brenda vendeve të BE-së, duke shuar të gjitha dyshimet për mundësinë e qendrave pritëse të emigrantëve të refuzuar nga BE ne Shqipëri.

 

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, janë shprehur se do të bojkotojnë samitin 288 – 29 qershorit pasi nuk pajtohen me kundërshtimet e vendeve tjera për të pranuar kuotën e migrantëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë