E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Ekonomi

Takimi në Shtëpinë e Bardhë për rritjen e tavanit të borxhit

The White House

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë republikanë u pajtuan për të vazhduar bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje, për rritjen e tavanit për borxhin prej 31.4 trilionë dollarësh. Zyrtarët kanë afat edhe tri javë për të arritur marrëveshjen, ose vendi do të hyjë në procesin e paprecedentë të falimentimit.

 

Për një orë e gjysmë, në Zyrën Ovale, demokrati Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, diskutuan për një marrëveshje të mundshme para 1 qershorit. Presidenti amerikan tha se bisedimet ishin produktive dhe duket se ai u ka ofruar republikanëve disa kompromise të mundshme, përfshirë edhe fondet që nuk janë shfrytëzuar për ndihmë për pandeminë, me qëllim që të ulen shpenzimet qeveritare.

 

Reklamë

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti se republikanët duhet ta marrin seriozisht kërcënimin që paraqet një mosarritje e marrëveshjes. Ai nuk e përjashtoi as mundësinë që të përdorë amendamentin 14 të kushtetutës amerikane, që nuk është përdorur më parë dhe mund të cilësohet si veprim antikushtetues.“Çdonjëri në atë takim e kuptoi rrezikun e falimentimit”, tha Biden, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë dhe pritet që takimi i ardhshëm të jetë të premten. Ndërkohë, McCarthy deklaroi se në takim pati mungesë të përparimit.

 

Ekspertët kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje dhe shteti shkon në falimentim, atëherë ekonomia amerikane do të futej në një recesion të thellë, që do të destabilizonte sistemin global financiar.

 

Biden po kërkon nga ligjvënësit, që të rrisin tavanin e huamarrjes pa asnjë kusht. McCarthy, partia e të cilit ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ky institucion nuk do të miratojë asnjë marrëveshje që nuk shkurton në mënyrë dramatike shpenzimet, për të adresuar rritjen e deficitit buxhetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë