Presidenti francez Emmanuel Macron u prit në Berlin nga kancelaria Angela Merkel në kuadër të negociatave për të marrë mbështetje për planin e reformimit e Bashkimit Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp dy liderët u shprehën optimistë se brenda muajit qershor do të kenë një vizion të qartë për kontinentin.

 

“Në takimin e sotëm kemi rënë dakord që në Këshillin Europian në Qershor duhet të marrim vendime të rëndësishme për t’i dhënë Europës një shtysë të re. Kjo është e nevojshme për t’i dhënë qytetarëve europianë përgjigje për sfidat e mëdha aktuale. Gjithashtu dua të theksoj se brenda muajit qershor duhet të zgjidhet edhe çështja e reformimit të sistemit të azilit”.

 

Ndërsa presidenti francez tha se nuk ka kohë për të humbur por duhet punuar fort për të ardhmen e kontinentit dhe Unionit Europian.

 

“Brenda Qershorit kemi për qëllim të prezantojmë një vizion të përbashkët për kontinentin, që vendoset në rrezik nga nacionalizmi i fortë që mbizotëron në disa vende. Tani është periudha vendimtare për të punuar për të ardhmen e Europës, pasi sovraniteti jonë i përbashkët po vendoset në prove. Sa i takon menaxhimit të emigrantëve në Europë mendoj se duhen elementë solidariteti të jashtëm dhe të brendshëm për këtë në Union”.

 

Dy liderët biseduan edhe për konfliktin në Siri, marrëdhëniet me Rusinë si dhe për luftën tregtare me SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *