
Takimi me partitë e vogla, Meta: Asnjëherë nuk është vonë për të reflektuar
Per here te pare presidenti i republikes ilir meta ka reaguar per bojkotin e zgjehdjeve lokale nga ana e opozites.
Gjate takimit me partite e grupimit te djathte, meta ka deklaruar se mosregjistrimi ne zgjedhje rrezikon standardet e zgjedhjeve dhe pluralizmin politik në vend duke u angazhuar per te zhvilluar dialog me te gjithe faktoret politike ne vend.
Ne njoftimin e shperndare per mediat theksohet se kryetari i shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin e bashkëjetesës demokratike.
“Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit. Ai nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.Presidenti Meta thekson se nuk është dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës. Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.”
Gjithashtu gjate takimit me grupimin e qendres se djathte Presidenti Meta u ndal edhe te reforma ne drejtesi duke vene ne dukje se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e kesaj reforme brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.
Levizja e aleateve shenon perpjekjen e pare per te ulur te gjithe palet ne nje tryeze e per te diskutuar zgjidhjen e krize qe nisi me djegien e mandateve dhe u pershkallezua nga vendimi i opozites per te mos marrë pjesë në zgjedhje.




