Takimi me Bashën/ Ambasada e SHBA: Të përfundojë Kodi Zgjedhor
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi pas takimit që pati Yuri Kim me kreun e PD, Lulzim Basha. Ambasada zbardhi takimin, duke bërë me dije se ndër të tjera Kim ka kërkuar nga palët politike që të përfundojnë Kodin Zgjedhor.
“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.”
Në një prononcim për mediat pas takimit, Basha paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë zhvillime të reja politike. Ai po ashtu u shpreh se i kishte ofruar garanci ambasadores për angazhimin e PD për zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës.




