E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Takimi i komisionit shqiptaro-grek për tekstet shkollore

Në Athine është mbajtur takimi i  Komisionit të Përbashkët Shqiptaro-Grek për tekstet shkollore në Shqipëri. Ministria Greke e Arsimit e ka quajtur shumë pozitive klimën e bashkëpunimit për studimin e teksteve shkollore. Takimi  i fundit është mbajtur në muajin janar në Tiranë, ku pala greke ka ngritur shqetësimin e termave në librat shkollorë si “trevat shqiptare në Greqi” si dhe harta ku në vende të territorit grek janë quajtur Çamëri. Me këtë qëllim ditën e djeshme në Athine u zhvillua takimi i dytë. Në njoftimin e Ministrisë Greke të Arsimit thuhet se klima ka qenë mjaft pozitive për zgjidhjen e këtyre problematikave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë