Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke iu referuar fjalës së kryeministrit Edi Rama në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit, shprehet se efektivët përdoren si sfond i propagandës politike.

 

Sipas tij, Rama nuk ndalet së poshtëruari policinë e shtetit, duke e përdorur si instrument për qëllimet e tij, dho si jo si strukturë shtetërore për të luftuar krimin.

 

“Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur! Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin! Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *