Shqipëria dhe Maqedonia nisën në Bruksel takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së, për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit “gjyqësori dhe të drejtat themelore”. Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit. Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të be-së në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi komisionin për fillimin e punës përgatitore. Delegacioni shqiptar pritet të njihet me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian që synojnë ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe eficent. Në takim gjithashtu trajtohen lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të njeriut e të drejtat e qytetarëve të BE-se, te garantuara nga karta e të drejtave themelore dhe legjislacioni i unionit.





