E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Takimi i parë për krizën, Bylykbashi e Balla shpalosin qëndrimet e palëve

Mbyllet takimi i parë mes përfaqësuesit të opozitës Oerd Bylykbashi dhe atij të qeverisë Taulant Balla, i cili konsiderohet si hapi i parë për uljen e palëve në dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

 

Sikurse bëhet me dije, zoti Bylykbashi dhe Balla kanë prezantuar qëndrimet e të dyja palëve.

 

Bylykbashi është shprehur së Partia Demokratike kërkon një qeveri teknike me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa negociatori i PS-së Balla ripërsëriti qëndrimin e qeverisë për dialog, por pa kushte.

 

E përbashkëta e të dy negociatorëve ka qenë fjala dialog, pasi palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

 

Megjithatë ky takim shihet si një hap pozitiv që mund ti paraprijë takimit në nivel më të lartë, pikërisht me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Vazhdo të lexosh