Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Takimi i Kurtit me Vuçiç në 27 shkurt krijon tensione në parlamentin e Kosovës, opozita i kërkon llogari kryeministrit

23 Shkurt 15:54

Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, me 27 shkurt në Bruksel, ka ngjallur polemika të shumta në Prishtinë.

 

Gjatë seancës parlamentare, opozita ka kërkuar më shumë sqarime, se për çfarë do të diskutojnë dy liderët.

 

 AVDULLA HOTI

DEPUTET I LDK

“Cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman, cili është qëndrimi i qeverisë ndaj këtij plani, përveç deklarimit që është bazë e mirë për negocim më tutje. Çfarë vërejtje janë dërguar lidhur me këtë plan në fund të vitit të kaluar, cili është qëndrimi i kryeministrit ndaj marrëveshjeve paraprake, në veçanti për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A është kryeministri kundër kësaj marrëveshje”

 

Nga ana tjetër, kryetari i aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se KURTI duhet të pranojë marrëveshjen e BE . Sipas tij, Kosova mund të ndihmojë koalicionin global kundër Rusisë, duke e pranuar planin franko-gjerman.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR I AAK

“I vetmi vend besoj në botë që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia, Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, përkundrazi, ata kanë dëshirë me mbet kjo çështje e hapur edhe potenciale çdo herë qoftë për çrregullim ose destabilizim, qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës, stories së Kosovës. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën me mbyll marrëveshjen, pra me mbyll jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me mbyll marrëveshjen.”

 

Por Albin Kurti ka thënë se e ka pranuar parimin e kërkuar nga ndërmjetësit e dialogut, që është konfidencialiteti i bisedimeve. Ai ka sqaruar gjithashtu se përmbajtjen e planit-franko gjerman e ka ndarë me kryetarët e partive opozitare.

 

 ALBIN KURTI

KRYEMINISTER

“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit apo fasilituesit evropian e ai është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe në Kuvend të republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën qe vjen”.

 

Seanca e parlamentit të Kosovës nisi me një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë, një ditë para një vjetorit të agresionit rus.

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Debate kosove kurti parlament Vucic

Nga e njëjta kategori

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani dhe Shkodra

më shumë...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht 2026, cilat janë shenjat më me fat

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.