E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Bota

Takimi i dy liderëve koreanë, meritë e Donald Trump

Takimi historik mes liderëve të Koresë së Veriut dhe Jugut ka bërë jehonë në të gjitha mediat botërore. Por, kush i meriton atributet për shkrirjen e marrëdhënieve të ngrira në gadishullin Korean për 65 vjet me radhë? Në një analizë të CNN, pas retorikës së ashpër të presidentit Trump dhe liderit të vendit komunist, kreut te Shtëpisë së Bardhë duhet ti njihen plotësisht meritat , pasi ishte ai qe kërkoi takim me atë qe e quajti njeriu rakete.

 

Takimi historik i Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, mban gjallë mundësinë e një fitoreje të presidentit Trump, si një nga arritjet më të larta presidenciale që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë sipas analizës, një epoke e re e paqes dhe denuklearizimit në gadishullin Korean duket e dyshimtë për shkak se Pheniani i tregoi botës kapacitetet bërthamore, ndërsa regjimi i Trump ndodhet mes një diplomacie të pabesë dhe të ndërlikuar.

 

Reklamë

Ndërsa mediat e Koresë së Veriut shkruajnë se samiti i së premtes, i hapi rrugën fillimit të një “epoke të re”, dhe se dy liderët ranë dakord të punojnë për denuklearizimin e plotë të gadishullit. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përshëndeti samitin duke thënë se vendi i tij është krenar për takimin në Kore.

 

Kim Jong Un është udhëheqësi i parë i vendit komunist që viziton Korenë e Jugut që nga fundi i Luftës mes dy vendeve në vitin 1953. Pas samitit me presidentin koreano-jugor, ai do të takohet edhe me presidentin Donald Trump në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë