E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel/ Diskutohet për personat e gjetur dhe ekonominë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Biseda e pare ballë për ballë mes liderëve të Prishtinës e Beogradit pas gati 2 vitesh, zgjati rreth 4 orë, dhe u ndërmjetësua nga shefi i Politikës së Jashtme të BE Joseph Borrell, dhe të dërguarit për dialogun mes dy vendeve të BE-së, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Hoti tha për mediat se diskutimi u fokusua në dy çështje: të zhdukurve gjatë luftës së fundit, dhe ekonomia.

“Ne sapo kemi përfunduar takimin e parë në Bruksel, i cili ka filluar pas një periudhe 20 mujore mbi parimet e qarta mbi këtë proces…sot kemi biseduar për 2 tema, që janë edhe të ndjeshme edhe të rëndësishme: e para për personat e pagjetur, dhe për bashkëpunimin ekonomik. Takimi ka qenë vërtet i vështirë. Qëndrimin që kemi ne e kemi paraqitur edhe në tryezë, që të jetë e qartë për të gjithë kjo është faza finale për mbylljen e çështjeve të hapur me Serbinë”, tha Hoti.

Nga ana tjetër, presidenti Serb Vuçiç tha se takimi me Hotin në Bruksel nuk ishte i lehtë. 

Reklamë

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

Takimi me kryeministrin e të ashtuquajturës Kosovë, nuk ishte i lehtë. Ne diskutuam për çështjen e personave të zhdukur dhe të zhvendosur, si dhe ekonominë. Bisedimet do të vazhdojnë të mërkurën në nivel teknik. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërkese të shqiptarëve, kudo që ata mund të tregojnë në hartë një vend ku mendojnë se ka ndonjë varr të shqiptarëve, dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ta dhe në prani të evropianëve. Shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore. Ne kërkuam që të hapen arkivat e UÇK-së, në mënyrë që të shohim se ku u vranë serbët dhe jo shqiptarët”

Nga ana tjetër i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, vlerësoi takimin dhe përkushtimin e të dy udhëheqësve për intensifikimin e bisedimeve në nivel ekspertësh javën e ardhshme. Lajçak shtoi se “Është me rëndësi që të intensifikohet edhe bashkëpunimi ekonomik”.


Hoti dhe Vuçiç ranë dakord që takimi i radhës i nivelit të lartë të mbahet në muajin shtator.

Takimi i së enjtes shënoi rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u pezullua vjeshtën e vitit 2018, pasi kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj vendosi taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë