E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Takimi historik Trump-Kim Jong Un

 

Mes hijeve të mosbesimit dhe shpresave që të ndodhë një mrekulli, kanë filluar komentet dhe analizat mbi takimin historik që pritet të ndodhë në maj mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

 

Njoftimi erdhi nga zyrtarë të Koresë së Jugut gjatë takimit që patën me Donald Trump në Uashington.

Reklamë

 

Ata i paraqitën presidentit ftesën e liderit të vendit komunist si një përpjekje për ti dhënë fund luftës nukleare. Konfirmimi nga ana e Trump edhe pse ka ngjallur dyshime, është një hap i madh përpara në zgjidhjen e një ngërçi 70 vjeçar mes dy vendeve.

 

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se ky është “një moment historik për paqen”. Ndërsa presidenti Trump tha se njoftimi i zyrtarëve jugkoreanë është një “përparim i madh”, por shtoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të mbeten derisa të arrihet një marrëveshje e fuqishme.

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar ndaj lajmit duke thënë se takimi midis Trump dhe Kim Jong Un është “një hap në drejtimin e duhur dhe se nuk duhet të jetë vetëm një takim, por duhet t’i hapë rrugë procesit diplomatik për të zgjidhur çështjen bërthamore të Koresë së Veriut.

 

Ky takim do të vijë pas marrëdhënieve tejet të tensionuara mes dy vendeve. Koreja e Veriut është e izoluar me dekada për shkak të shkeljeve të dokumentuara të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të armëve bërthamore, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

 

Trump vazhdimisht ka shkëmbyer akuza me liderin e vendit komunist, nuk kanë munguar as kërcënimet që i kanë zeruar mundësitë për pajtim. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë kjo përballje diplomatike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë