Subscribe

Prej ores 10.00 në Kretë ka nisur dita e dytë e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbetura të pazgjidhura mes dy vendeve tona.

 

Dy homologet Ditmir Bushati e Niko Kotzias të shoqëruar nga stafet respektive kanë qendruar përreth 12 orë gjatë së premtes duke diskutuar të gjithë problematikën mes Athinës e Tiranës zyrtare. Shefat e diplomacive kanë rënë dakord që do të shmangin kontaktet me median përgjatë gjithë kohës që zgjasin bisedimet dhe ende nuk dihet nëse dita e parë e diskutimeve ka pasur apo jo ndonjë rezultat konkret.

 

Mësohet se gjatë së premtes Bushati e Kotzias kanë diskutuar rreth cështjeve konsullore që përfshin nga lëshimi i dokumentave për emigrantet, tek njohja e patentave apo edhe e kontributeve shoqërore.

 

Por bisedimet mes dy palëve do të përfshijnë edhe çështje të tjera si rinovimi i traktatit të fqinjësisë, heqja e ligjit te luftës, pala shqiptare do te ngrejë çështjen çame; ndërkohe që dihet se interesi me i madh i Greqisë qendron tek dy marrëveshjet e firmosura nga qeveria Berisha; ajo për kufirin detar e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe marrevëshja për varrezat greke.

 

Në përfundim të bisedimeve pritet që Ministri  Jashtëm shqiptar Bushati dhe ai grek Kotzias të dalin me një deklaratë para medias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *