Subscribe

Komisioneri europian per zgjerimin, Johanes Hahn përforcon apelin drejtuar Shqipërisë per miratimin dhe zbatimin e reformës ne drejtësi, duke e konsideruar ate si thelbësore per hapjen e negociatave te anëtarësimit ne BE. Hahn i beri këto komente pas takimit ne Bruksel me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Johannes Hahn:

U sigurova se reforma ne drejtësi është ne rrugën e duhur dhe ne te gjithë presim opinionin e Komisionit te Venecias. Shpresojmë qe kjo te çoje ne zbatimin e saj, qe është shume e rëndësishme, veçanërisht per perspektiven europiane te vendit dhe ky është edhe objektivi kryesor per javët e ardhshme.

Ditmir Bushati:

Folëm per reformën ne drejtësi dhe hapat qe do te ndërmarrim. Vlerësojmë mbështetjen e Komisionit Europian dhe i shpreha komisionerit Hahn angazhimin e qeverise per te vazhduar punen per nje reforme te thelle me synimin per hapjen e negociatave. 

Gjate qëndrimit ne Bruksel ministri Bushati u takua edhe me shefen e diplomacisë eruopiane, Federica Mogherini, e cila vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me vendosmëri përmbylljen e reformës në drejtësi.  Ne fund te muajit mars ne Tirane do te mbahet takimi i radhës i dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, ku do te jete i pranishëm edhe komisioneri Hahn.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *