Subscribe

Kush janë anëtarët e Komitetit Qendror? Kjo ishte pyetja pas së cilës fillon një kalvar i gjatë përndjekjesh.

 

Është një histori e vërtetë e rrëfyer nga Gjet Vocaj, dikur një mësues që zbulon një talent në matematikë në Palaj të Dukagjinit. Një shkrim në gazetë do ta bënte të njohur djalin 4-vjeçar deri në zyrën e Enver Hoxhës, që edhe pse pranon ta njohë e ta vlerësojë, ka një pyetje për mësuesin e tij.

 

A i di djali emrat e anëtarëve të byrosë? A ia keni mësuar? Mësuesi thotë se do t’ia mësojë patjetër. Por, kaq nuk mjafton. Nis kështu një përndjekje që Gjet Vocaj e përshkruan në Librin “Takim fatal me diktatorin”.

 

Libri u promovua në qendrën për dialog në kryeministri në kuadër të një serie aktivitetesh për të shkuarën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *