Drejtuesi Politik i PS në Elbasan, Taulant Balla komentoi takimin elektoral që kryedemokrati Lulzim Basha pati këtë të diel në hyrje të tunelit të Elbasanit.

 

Në një prononcim për mediat, Balla e quajti këtë miting qesharak dhe shtoi se në këtë mënyrë po infektohen qytetarët.

 

“Në Shqipëri sot ka dy fushata, një fushatë e rëndësishme e vaksinimit dhe një atë të infektimit që e kryen më së miri Luli Basha. Ajo që dua të them është se njerëzit kanë më shumë nevojë për mesazhe pozitive. Është qesharake ajo që organizon PD ku për më shumë se një orë kanë bllokuar tunelin e  Elbasanit duke shoqëruar Lulin. Luli të ndihet i qetë se populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem dhe është e pakuptimtë që të marrë kaq shumë makina nga Tirana në Elbasan pasi në fund më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *