Subscribe

Përballë kritikave të vazhdueshme mbi mungesën e gjithëpërfshirjes, liderët e iniciativës “Ballkani i Hapur” edhe njëherë përsërisin ftesën për Kosovën, Bonje Hercegovinën dhe Malin e Zi në takimin e 20 dhe 21 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.

 

Në një letër të hapur, kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nënvizojnë se nisma mbetet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Udhëheqësit theksojnë se vizioni i tyre është të kapërcejnë barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit përmes realizimit të katër lirive themelore të BE-së.

 

“Në nëntor të vitit 2019, ne nënshkruam një marrëveshje paraprake për përmirësimin e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit duke ndërmarrë bashkëpunim më të thellë rajonal. Ne kemi ndarjet tona, nuk jemi dakord për disa çështje politike, por të gjithë jemi dakord se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për paqe të qëndrueshme”.-thuhet më tej në letër.

 

Takimi i rradhës për Open Balkan zhvillohet të hënën dhe të martën në Tiranë, por këtë rradhë nën paralajmërimin e ish kryeministrit berisha për protesta. Ai ftoi një ditë më parë mbështetësit e tij që të tubohen para kryeministrisë në orëyt e pasdites, për të kundërshtuar nismën që sipas berishës i shërben vetëm intereaave të Serbisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *