Ministra të brendshem të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për herë të parë në Tiranë në kuadër të procesit të Berlinit.

 

Tre çështjet për të cilat ministrat e brendshem po diskutojnë janë  lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, menaxhimit të integruar të kufijve dhe emigracionit të paligjshëm.

 

Në tryezën e përbashkët, nga Bashkimi Evropian u kërkuan rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga vendet e Ballkanit para anëtarësimit.

 

Në mbyllje të punimeve ministrat e brendshëm të BE dhe Ballkanit do të kenë një deklaratë të përbashkët mbi vendimet e marra.

 

Ministeriali i prin samitit të procesit të Berlinit.

 

Për të parën herë ai do të mbahet në Shqipëri, në një vend të Ballkanit Perëndimor, në 16 tetor në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *