Ambasadorja amrikane Yuri Kim ka zhvilluar për rreth 40 minuta një takim me Ilir Metën në selinë e Partisë së Lirisë.

 

Në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 14 majit, ku Partia e Lirisë ka rol kyç për grupimin e përfaqësuar nga Sali Berisha. Mësohet se në takim, Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë.

 

“Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozitës, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në lidhje me qeverisjen, e veçanërisht më korrupsionin.

 

Meta theksoi gjithashtu shqetësimet e shumta, të ngritura edhe nga organizata jofitimprurëse, mbi përdorimin skandaloz të administratës shtetërore, financimeve të buxhetit të shtetit, por dhe veprimtari të tjera klienteliste, në funksion të manipulimit dhe shitblerjes së votës, që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet e 14 Majit“, njofton Partia e Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *