E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Kinë

Yun thotë se Uashingtoni kërkon që Pekini të jetë një forcë konstruktive për luftën në Ukrainë.

 

Reklamë

Ndërkohë, Kina kërkon të përfitojë nga një marrëdhënie e tillë për çështjet që janë të rëndësishme për të, si kufizimet amerikane ndaj teknologjisë së gjysmëpërçuesve.

 

Një faktor që i nxit të dyja palët për të përmirësuar marrëdhëniet është takimi i udhëheqësve të APEC-ut, (Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit) që Shtetet e Bashkuara do të organizojnë në nëntor në San Françisko.

 

“Për Xi Jinpingun, që e konsideron veten, apo Kinën, ndër themeluesit e APEC-ut, ai dëshiron vërtet që të jetë në atë takim. Dhe prania aty e presidentit kinez, pa praninë e Putinit, do të jetë një arritje e madhe për administratën Biden”, thotë Dennis Wilder, nga Universiteti Georgetown.

 

Nëse zoti Xi do të marrë pjesë në takimin e APEC-ut, atëherë do të krijohet mundësia për një takim të veçantë me Presidentin Biden. Ky do të ishte takimi i tyre i dytë, që nga takimi në kuadrin e G20-tës në Bali, nëntorin e kaluar./VOA

Vazhdo të lexosh

Reklamë