E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Takimet e Hahn në Maqedoni

Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Kështu shkruajnë mediat ne vend, të cilat i referohen takimeve pozitive që eurokomisioneri Johanes Han, ka zhvilluar me kryeministrin Emil Dimitriev, të cilin e përshkroi si konstruktiv. Han shkruan në profilin e tij në Twitter, se i ka kërkuar kreut të qeverisë së përkohshme, plotësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, për reformat prioritare, si listat zgjedhore dhe mbështetjen e punës se Prokurorisë Speciale. Eurokomisioneri Han ka mbajtur edhe takime me krerët e partive shqiptare Menduh Thaçi i PDSH-se e Ali Ahmeti i BDI-se, te cilët kane thëne se e rëndësishme është që procesi të jetë i drejtë dhe demokratik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë